Një tjetër ekip i Serisë A futet në garë për Kristjan Asllanin, mund të debutonte kundër…Interit

Një tjetër ekip i Serisë A ka hyrë në garë për Kristjan Asllanin. Këtë herë është Torino, një skuadër në të cilën tanimë është pjesë edhe Ardian Ismajli. Kështu Torino mund të merrte dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë, për t’i bërë bashkë në një ekip të elitës italiane të futbollit.

Nëse ky kalim mund të ndodhte, atëherë ndeshja e parë do të ishte shumë domethënëse për mesfushorin shqiptar. Kështu Torino do të përballet në ndeshjen e parë të kampionatit pikërisht kundër Interit, ku Asllani do të kishte mundësinë për t’i treguar menjëherë drejtuesve zikaltër sesa gabuan me të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/