Një trajner i ri po bëhet gati te Serbia! Stojkovic dha dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë, ndërsa ndihmësi i tij mori ekipin për të fituar me Andorrën në shifrat 1-3 në transfertë.
Një zëvendësim i përkohshëm dhe që nuk bindi Federatën Serbe të Futbollit pasi Serbia vuajti shumë në atë fitore. Sipas mediave serbe një trajner i ri po bëhet gati të zyrtarizohet te Serbia. Trajneri i Crevena Zvezdës, Vladan Milojevic do të bëjë debutimin e tij në transfertën kundër Anglisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/