Një TURP i madh! Cristiano Ronaldo refuzon të shkojë në funeralin e Diogo Jotës, kënaqet me pushimet në ishullin e Majorkës

Funerali i Diogo Jotës dhe vëllait të tij Andre Silva është tema aktuale në futbollin botëror. Personazhe të njohura dhe të panjohura, nga të gjitha ekipet, madje edhe nga rivalët e përjetshëm të Liverpool, ishin aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy vëllezërve.

Menjëherë pasi ndodhi tragjedia, Cristiano Ronaldo nuk ngurroi që të publikonte mesazhin e tij prekës për shokun e ekipit, Diogo Jotën. Të dy pjesë e Portugalisë dhe të dy kishin kaluar shumë kohë së bashku, por Cristiano Ronaldo, çuditërisht, nuk shkoi në funeralin e shokut të tij të ekipit.

Arsyeja? Nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por Ronaldo konfirmoi mungesën e tij, ndërsa nga ana tjetër Daily Mail deklaron se Ronaldo është parë në ishullin e Majorkës, atje ku po kalon pushimet e verës. Portugalia ku po bëhej funerali i shokut të tij të ekipit do të arrihej brenda një ore me aeroplan, por Ronaldo nuk u gjend atje.

Madje kritikat janë edhe më të ashpra për të për faktin se dy lojtarët e Al Hilal, dy portugezët e tjerë, Cancelo dhe Neves, udhëtuan menjëherë me një fluturim privat nga Amerika pas ndeshjes së luajtur dje në cerekfinalen e Botërorit, Fluminese-Al Hilal, vetëm për të qenë të pranishëm në këtë ditë, ndërsa Ronaldo, thjeshtë e refuzoi për të shijuar pushimet. /Sport Ekspres/