“Njerëzit e futbollit nuk e kuptojnë dot”, Ançeloti reagon për penalltinë e Atletikos: E dha VAR-i dhe jo arbitri që ishte afër

Derbi i Madridit ka përfunduar në barazim 1-1. Karlo Ançeloti ka reaguar në konferencen për shtyp pas ndeshjes për penalltinë e diskutueshme në favor të Atletikos së Madridit. Trajneri i Realit ka shfaqur pakënaqësinë e tij për faktin se vendimi u mor nga VAR-i, pavarësisht faktit se arbitri ishte shumë pranë aksionit.

“Penalltinë e dha VAR-i. Kjo është ajo që mund të them. Arbitri ishte shumë afër situatës. Ai e pa shumë mirë se çfarë ndodhi. Njerëzit e futbollit nuk e kuptojnë dot këtë gjë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/