Njeriu që puth stemat e të gjitha fanellave, Morata zyrtarizon largimin nga Italia: Milani është një klub i pabesueshëm

Alvaro Morata njihet si një prej lojtarëve që nuk ka shumë besnikëri. Sulmuesi spanjoll ka ndërruar shumë klube në karrierë dhe shihet shpesh duke puthur stemën e çdo klubi ku ai bën pjesë, pra me një dashuri jo të sinqertë.

Tashmë është zyrtarizuar edhe largimi i Moratës nga Milani. 32-vjeçari ka kaluar te Galatasarai në Turqi, në formën e huazimit me të drejtën e blerjes. “Faleminderit që më dhatë mundësinë të vesh këtë fanellë, Milani është një klub i pabesueshëm, faleminderit të gjithëve”, shkruan Morata. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/