Arijon Ibrahimoviçi ka prezantuar veten e tij në kanalin e Lacios. Futbollisti shqiptar ka treguar se njeh disa lojtarë të bardhekaltërve, ndër të cilët ka veçuar Hysajn, për shkak të origjinës shqiptare që kanë të përbashkët. Sa i përket cilësive të tij, Ibrahimoviçi është shprehur se është një lojtar kreativ dhe i zoti përpara portës.
“Unë e konsideroj veten një futbollist shumë kreativ, e dua lojën një për një dhe jam i fortë para portës. Megjithatë, ajo që vlerësoj më shumë është kreativiteti dhe aftësia ime për të qenë i gjithanshëm. Tashmë kam njohur disa lojtarë, edhe pse jo personalisht, si Hysajn, për origjinën tonë të përbashkët meqenëse jemi të dy shqiptarë, Pedron, një legjendë, Pelegrinin dhe Cakanjin. Kampionati është i mirë, jam shumë i lumtur që jam sërish këtu në Serie A”, ka thënë Arijon Ibrahimoviçi./Sport Ekspres/