Mauricio është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp ditën e sotme. Trajneri i Chelsea-t është pyetur për kërkesën e bashkëshortes së Thiago Silvës se tashmë kishte ardhur koha për të ndërruar kreun e pankinës. Pochettino ka thënë se Thiago Silva u takua me të ditën e sotme dhe duket se kanë sheshuar këtë çështje të ngritur. Gjithashtu kreu i pankinës së bluve të Londrës i është kthyer kritikëve të Chelsea-t. Ai ka thumbuar opinionin sportiv se ka mbajtur një qendrim shumë të qetë pas humbjes së Liverpool-it kundër Arsenalit.
“Thiago Silva erdhi sot për të folur me mua, por është një bisedë private. Marrëdhënia ime me të është shumë e mirë. Mendoj se është i shkëlqyer. Kritikat? Kur pritshmëria është ndryshe nga realiteti, është e vështirë. Kur humbëm me Liverpool-in, thonin: ‘dështim i madh, Chelsea është shumë keq’. Kur Liverpool-i humbi ndaj Arsenalit, nuk dëgjova asgjë Ishte një rezultat i ngjashëm”, ka thënë Mauricio Pochettino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/