Armando Broja tejkaloi çdo pritshmëri dhe u shfaq në listën e Shqipërisë për ndeshjet e marsit. Shumë menduan se ky lojtar nuk do të ishte pjesë pasi luajti vetëm 10 minuta në ndeshjen e fundit të Everton ndaj Ëest Ham. Te Everton bën gjithçka që Broja të qëndrojë i qetë në këto kohë dhe të rikuperohej, por Shqipëria e mori në gjirin e saj për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit. I ftuar në “Koha Shtesë” që transmetohet në Youtube, Eno Skarço ka duartrokitur sakrificën e madhe të Armando Brojës dhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë, në një kohë kur edhe nëse do ta refuzonte këtë ftesë, askush nuk do ta kishte gjykuar duke ditur dëmtimet e tij të shpeshta që tani pa frikë mund të themi se po rrezikojnë karrierën. (Intervistën e plot e gjeni më poshtë)
“Unë e kuptoj Brojën nëse do të ketë dyshime nëse do të hyjë apo jo në fushë, do të hyjë apo jo në listë. Për këtë arsye, unë jo vetëm e duartrokas, por e vlerësoj shumë dëshirën e Brojës për të qenë pjesë e Shqipërisë në këtë moment. Një lojtar që ka luajtur vetëm 10 minuta dhe vjen te Shqipëria, një lojtar që ka luajtur vetëm 8 ndeshje gjithë sezonin dhe ka kaluar një sërë dëmtimesh, më keq se kaq nuk mund të kishte dhe nuk mund t’i shkonte. Silvinjon unë e kuptoj, Broja është lojtari më i mirë që ka dhe e thërret, është normale, por fakti që Broja e pranon ftesën dhe vjen në Kombëtare, i gatshëm të sakrifikojë, më tregon shumë për Brojën në këtë rast. Askush nuk do ta gjykonte nëse Broja do të thoshte: “Trajner, nuk mund të vijë sepse nuk e kam marrë ende veten”. E vlerësoj shumë dëshirën e Brojës për t’u vendosur në qendër të kauzës kuqezi”, tha Skarço. /Sport Ekspres/