Kontrata e Messit te Inter Miami skadon në dhjetor dhe bashkëpronari i klubit Jorge Mas tha se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbajtur argjentinasin e famshëm 38-vjeçar në Florida për pjesën tjetër të karrierës së tij.
Që nga fillimi i vitit kalendarik, Messi shënoi 28 gola dhe pati 12 asiste në 36 ndeshje. Një nga lojtarët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave do të luajë vitin e ardhshëm, kur Argjentina do të mbrojë titullin e saj në Kupën e Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Venezuelës, Messi la të kuptohej se mund ta zgjaste kontratën me Miamin.
“E përfundojmë sezonin në fund të vitit dhe pas kësaj do të ketë përgatitje. Do të shohim si do të ndihem, shpresoj të kem përgatitje të mira. Nëntë muaj kalojnë shpejt, por në të njëjtën kohë – është një kohë e gjatë”, tha Messi në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme në Kupën e Botës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/