Mkhitarian ka njoftuar se do ta mbyll karrierën e tij futbollistike pasi të largohet nga Interi. Mesfushori armen është shprehur se nuk do të zgjedh që të largohet në Arabinë Saudite pas largimit nga zikaltërit pasi futbolli është më i rëndësishëm për të sesa paratë.
“Ka qenë periudha më e lodhshme e jetës time, me tre kompeticione. Kam edhe një vit tjetër kontratë me Interin, nëse ata nuk do të më heqin, unë do të qëndroj (qesh). Pas Interit, do të ndaloj së luajturi. Nuk dua që të luaj në nivelet e ulëta, nuk dua të luaj në Armeni dhe as destinacione si Arabia nuk më interesojnë. Me gjithë respektin, unë e dua futbollin, jo paratë”, tha Mkhitarian. /Sport Ekspres/