“Nuk e di nëse City është ekipi më i mirë në Europë, do ta shohim”, Ancelotti nuk trembet: Kam gjithë besimin e botës

Shorti ka vënë përballë Realit të Madridit kundërshtarin më të fortë të mundshëm në çerekfinale të Champions League-s, Manchester City-n. Megjithatë, rivali nuk e tremb aspak Carlo Ancelotti-n. Trajneri i madrilenëve është shprehur për mediat në konferencë për shtyp se ka gjithë besimin e botës për t’u kualifikuar. Ancelotti ka nënvijëzuar se objektivi i Realit është të fitojë Champions-in dhe për të arritur në një sukses të tillë duhet të fitosh ndaj më të mirëve.

“Mendoj se në gjithë historinë e Champions-it, çerekfinalet janë të ndërlikuara. Është e ndërlikuar për ne, është e ndërlikuar edhe për ata. Kur ti merr pjesë në Champions League, ideja është që të fitosh garën. Nëse dëshiron që ta fitosh kompeticionin, duhet ta fitosh me më të mirët. Mund të jetë e vërtetë që City është ekipi më i mirë i momentit në Europë. Nuk e di. Duhet ta shohim. Ne kemi gjithë besimin e botës. Nëse duam që të fitojmë Champions-in, duhet të fitojmë ndaj City-t”, ka thënë Carlo Ancelotti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/