“Nuk e di sesa shumë herë gjuajtëm në portë”! Guardiola pranon frikën nga rastet e krijuara nga Armando Broja: Duhej të shmangim humbjen

Pep Guardiola vazhdon me krizën e madhe të rezultateve. Manchester City nuk është rikthyer dot të fitorja as kundër Everton, duke barazuar 1-1. Më parë Everton kishte marrë dy barazime pa gola në shtëpi ndaj Arsenal dhe Chelsea. Pikërisht kjo ishte alibia e ngritur nga Guardiola që vazhdon të mbrojë lojtarët dhe të fsheh sadopak krizën.

“Nuk e di sesa shumë herë kemi gjuajtur në portë sot. Pjesa e parë ishte brilante dhe 15 minutat e para të së dytës ishin shumë të mirë. Evertoni erdhi njëherë në portë dhe shënoi. As Arsenali me Chelsea nuk shënuan dot kundër tyre. Në fund kishte shumë kundërsulme nga Evertoni dhe ne kontrolluam lojën që të shmangim humbjen. Do ta analizojmë ndeshjen se nuk jemi të kënaqur”, tha Guardiola.

Në minutat e fundit të gjitha kundërsulmet e Everton u krijuan nga Armando Broja dhe momenti më vendimtar ishte minuta e 95 atje ku pasi mori topin nga porta e Everton, kaloi në zonën e Man City dhe kundërsulmi ishte 4 kundër 2, por në fund Harrison bëri zgjidhjen më të gabuar. /Sport Ekspres/