Partizani do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit kundër Nome Kaljusë. Të kuqtë barazuan me shifrat 1-1 në Estoni dhe tashmë do të provokojnë të gjitha shanset për t’u kthyer në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Skënder Gega është në konferencë për shtypin përpara gazetarëve për të folur më tepër rreth kësaj sfide. Trajneri i Partizanit ka fitoren e Kekos, ndërsa më tepër se sa nuk do të maksimumin nga lojtarët e tij në mënyrë që të kualifikohen.
“Merkatoja? që kemi, përndryshe do të punojmë dhe do të bëjmë maksimumin me këtë grup që kemi.
Nuk e kisha dëgjuar këtë ekip dhe kur ra shorti jam munduar të marr informacion. Në momentin e parë kam parë ndeshje të tyre, mendoj se janë një ekip i konsoliduar, ndodh mirë futboll. Por kurafaqohesh në fushë e shikon nga afër dhe është më e qartë për ballë. Ndeshja e parë na ka treguar më shumë dhe kemi mundësi që këto ndeshje, ato gabime që kemi bërë, mos t’i bëjmë. Nesër është tjetër gjë entuziazmi, mbështetja, arma jonë e fortë është grupi. Do të mundohemi të japim të gjithë 100%. Ajo që parashikoj është që çdo gjë nga nuk të ketë maksimumin. Maksimumi për ne është fitorja, kualifikimi.
Kjo është një ndeshje, duhet të ruajmë balancat. Të kemi entuziazëm, por gjithmonë të mos dalim jasht detyrave taktike. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Unë kam dëshirë të luaj në sulm edhe me 6 apo 7 sulmues, por duhet të llogarisim shumë mirë. Gjithmonë është një lojë në grup. Janë 11 veta që duhet të përfshihet në një zonë të ngushtë, por edhe në momentin e duhur duhet të bëhet sakrifik, duhet të jemi të gjithë bashkë. Shpresoj që ta mbyllim brenda 90 minutave. E rëndësishme është që janë të gjithë të shëndetshëm dhe nuk kanë asnjë lloj problemi fizik.
Jam i kënaqur nga impenjimi që kanë lojtarët dhe nga ajo që unë shoh çdo ditë. Nuk është shumë e lehtë për të bërë zgjedhje, por përderisa janë të Partizani secili lojtar do të ketë shansin e tij. Kemi një grup me moshë të re, mosha mesatare e ekipit është 23 vjeç. Unë nuk kam frikë. Një lojtar i ri në moshë, që ka parametra të mira fizike, teknike dhe nga ana e mentalitetit është i fortë, nuk e kam problem për ta aktivizuar. Në fondin e fundit në këtë moshë kemi luajtur të gjithë”, ka deklaruar Skënder Gega./Sport Ekspres/