“Nuk e kuptoj se çfarë bën Ibrahimoviçi te Milani”, roli drejtues i Zllatanit ngre pikëpyetje për Bobanin: Shpresoj që ta ketë kuptuar ai

Pasi vari këpucët në gozhdë, Zllatan Ibrahimoviçi qendroi sërish te Milani, por këtë herë në rol drejtues. Një pozicion që ka shkatuar mjaft polemika te tifozët dhe opinioni sportiv, që ende nuk e kanë të qartë funksionin e suedezit te klubi kuqezi. Një prej tyre është edhe Zvonimir Bobani është shprehur për “La Gazzetta dello Sport”-in se nuk ka arritur ta kuptojë rolin e Ibrahimoviçit te Milani.

“Ibra është një gjeni dhe do ta falenderoja përjetë, sepse për shkak të dashurisë për Milanin pranoi të kthehej, duke ndryshuar historinë e kohëve të fundit të kuqezinjve dhe të të gjithëve ne. Duke thënë këtë, tani nuk e kuptoj se çfarë bën, cilat janë përgjegjësitë e tij që të mund ta gjykoj. Shpresoj që ta ketë kuptuar ai, sepse në fund do të jetë ai që do të gjykohet”, ka deklaruar Zvonimir Bobani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/