Pas fitores mbrësëlënëse në “Sangtiago Bernabeu” kundër Realit të Madridit, Milani është ndalur në Kaljari. Një hap fals nga kuqezinjtë, që ka befasuar edhe trajnerin Fonseka. Ky i fundit ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se ekipi nuk mund të pësonte tre gola të tillë në një kohë kur po aq herë kishte ndëshkuar kundërshtarin.
“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. Pasi shënuam tre gola, kurrë nuk mendoja se do ta humbnim këtë ndeshje. Problemi nuk ishte në sulm, pasi bënë shumë gjëra të mira përpara. Problemi ishte në mbrojtje. Pasi shënuam tre gola, nuk mund të pësonim tre gola si ato që pësuam ndaj Kaljarit”, ka deklaruar Paulo Fonseka./Sport Ekspres/