“Nuk e meritonim barazimin, duhet të shënonim golin e dytë”, Martini bëson për vendin e 4-t: E treguam sot që nuk ka diferenca

“Nuk e meritonim barazimin, duhet të shënonim golin e dytë”, Martini bëson për vendin e 4-t: E treguam sot që nuk ka diferenca

Partizani ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Teutës në ndeshjen e sotme. Miqtë arritën të vendosnin pjesën e parë falë golit të shënuar nga ana e Peposhit. Në minutën e 24 të takimit, Peposhi arriti të realizojë në mënyrë fantastike duke mos i lënë asnjë shans portierit të Partizanit që të reagojë. Pavarësisht tentativa të Partizanit për të kthyer ekuilibrin, duhej të pritej minuta e 75 kur Keko arriti të shtynte topin në rrjetë. Ky është heroi i ri i Partizanit që jep pikë me golat e shënuara, megjithëse në këtë gol merita më e madhe ishte e Hadrojt që e nxori sulmuesin me portën e boshatisur. Në fund, Partizani dhe Teuta ndajnë pikët.

Martini (Teuta): “Jo vetëm në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë kishim mundësinë ta bënim ndeshjen 2-0. Të vjen keq se si e humbëm mundësinë. Të marrësh me patjetër tre pikë është në mendjen e të gjithëve. Sigurisht që ndikon edhe aspekti psikologjik. Pëvrveç asaj që nuk po lirohemi të jemi një herë të qetë, po vuajmë në aspektin psikologjik. Sapo kalojmë në avantazh mendojmë të kthehemi mbrapa të mbrojmë rezultatin dhe lëmë shumë hapësira. Të vjen keq, sepse nuk e meritonim ta barazonim këtë ndeshje. Në këtë kampionat nuk e di kujt t’ja lëshojmë vendin e katërt. Të luash me Partizanin që është në krye në këtë formë, kallëzon që diferencat në këtë kampionat janë të vogla”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/