Nuk e ndërron idenë! Zbulohet formacioni i Silvinjos kundër Ukrainës, Arbër Hoxha në stol

Nuk e ndërron idenë! Zbulohet formacioni i Silvinjos kundër Ukrainës, Arbër Hoxha në stol

Pas aventurës në Europian, Shqipëria do të rikthehet nesër në ndeshjen e parë pas turneut që zhvilloi në Gjermani. Tifozët e presin me shumë kërshëri sesi do të paraqiten kuqezinjtë. Pikësëpari, për shkak të gjithë lajmeve mediatike rreth një kryengritje në Kombëtare me disa lojtarë të pakënaqur për shkak të minutave të pakta.

Dhe e dyta, por jo më pak e rëndësishmja, në momentin kur u kthyem nga Europiani i Francës me De Biazin, shkuam sërish në kohët më të errëta, pa vazhdimin e shkëlqimit të kualifikueseve. Mbetet të shihet nëse me Silvinjon do të jetë e njëjta histori apo jo. Ndeshja e nesërme do të zhvillohet kundër Ukrainës në transfertë dhe ndeshja do të nis në 20:45.

Por si pritet të luajë Silvinjo në këtë takim? Duket se trajneri nuk i heq idetë e tij lehtë nga koka, përtej gjithë polemikave dhe kritikave të ambientit sportiv. Pjesa e prapavijës dhe mesfushës nuk ka ndonjë dilemë të madhe, veçanërisht kur sheh listën. Strakosha në portë, Hysaj-Ismajli-Kumbulla dhe Mitaj do të sigurojnë prapavijën. Për shkak të dëmtimit të Gjimshitit, Marashi do të marrë shansin për të treguar vlerat e tij.

Qazim Laci nuk mund të mungojnë në mesfushë, i ndihmuar nga Ylber Ramadani dhe këmbët e Kristjan Asllanit. Në krahun e majtë nuk mund të mungojë as Jasir Asani, ndërsa në pjesën e dytë janë programuar disa minuta edhe për Agim Zekën. Në qendër të sulmit do të jetë Rei Manaj, që ndryshe nga më parë, këtë nuk ka konkurrencë të fortë. Ndërkohë në krahun e djathtë do të jetë Nedim Bajrami. Pra Silvinjo zgjedh sërish që të lërë Arbër Hoxhën në stol duke mbrojtur idenë e mëparshme se sulmuesi i Dinamo Zagreb nuk është i aftë për të bërë si duhet detyrat mbrojtëse. Në të kundërt, nuk e ka një tjetër shpjegim lënia jashtë e Hoxhës. /Sport Ekspres/