Shqipëria luan mbrëmjen e së premtes takimin e parë miqësor për këtë muaj, atë kundër marsit. E gjithë vëmendja është kthyer nga Kombëtarja, duke qenë se interesi është jashtëzakonisht i lartë pas suksesit të jashtëzakonshëm të kuqezinjve në fazën kualifikuese për Euro 2024. Igli Tare ka dhënë nga një koment për lojtarët e ekipit tonë kombëtar nëpërmjet një interviste në “Ora News”, ku ka veçuar Muçin, Bajramin dhe Mujën për cilësitë e tyre si lojtarë. Sipas tij, Muçi do të jetë shtylla e Kombëtares në të ardhmen, ndërsa për Bajramin nuk ka gjen dot shpjegim se si nuk ka siguruar dot vendin e titullarit në skuadrat ku është aktivizuar.
“Muja është një lojtar me karakteristika shumë të rëndësishme. Një anësor që ka shpejtësi, ka teknikë. Edhe pse në ndeshjet që ka luajtur me Kombëtaren nuk e ka treguar atë nivelin e tij maksimal. Por është lojtar që ka nivel shumë të lartë. Është lojtar që ka përvojë edhe në Champions League. Shpresoj që nuk është vendimmarrja përfundimtare e Silvinjos. Ndoshta për këta i ka idetë e qartë dhe kërkon të shohë nga afër të tjerët.
Muçi është një lojtar që skuadra jonë nuk e ka. Kombëtarja nuk e ka. Karakteristikat e tij si lojtar janë shumë të nevojshme për skuadrën tonë. Është lojtar që luan disa pozicione në fushën e lojës. Janë lojtarë që janë të rrallë. Ka nivel shumë të lartë nga ana teknike, shpejtësi, gjuajtje nga distanca, nga afër. Është lojtar i kompletuar. Në vitet e ardhshme do të jetë shtylla kryesore e skuadrës.
Bajrami është një lojtar që për kualitetin që ka, nuk arrij të shpjegoj dot si ai nuk gjen asnjëherë një moment vazhdimësie në skuadrat që është aktivizuar. I ka të gjitha ato që duhen si karaktersitika për një lojtar. Nuk e njoh nga afër, por di që ka kualitete shumë të mëdha dhe shumë të rëndësishme”, ka deklaruar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/