Nuk është as Klopp dhe as Mourinho, Salah zgjedh trajnerin ideal dhe hedh poshtë modestinë: Jam lojtari afrikan më i mirë i të gjithë kohërave

Në karrierë ka pasur trajnerë si Mourinho dhe Klopp, aktualisht është nën drejtimin e Arne Slot. Në një intervistë për “France Football”, Salah nuk e ka menduar dy herë kur ka zgjedhur trajnerin më të mirë në karrierë. Nuk është askush prej dy zgjedhjeve të mësipërme, por Spaleti. “Spaleti është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Jam përmirësuar shumë nën drejtimin e tij, si taktikisht dhe psikologjikisht. Ai më dha mundësinë të shpreh talentin tim dhe të rritem si lojtar”.

Ndërkohë pjesa e Afrikës ka prodhuar gjithmonë lojtarë të paharrueshëm si George Weah, Samuel Eto apo Didier Drogba. Por edhe këtë herë, Salah hodhi poshtë të gjithë modestinë teksa tha: “E konsideroj veten si lojtarin më të mirë afrikan të të gjitha kohërave”. /Sport Ekspres/