“Nuk është bastore këtu”, Vojvoda i kthehet ashpër gazetarit: Ju doni Botërorin, por nuk jemi vetëm në grup

Ksova do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e dytë në grup për kualifikueset e Kupës së Botës. Dardanët do të presin në “Fadil Vokrri” Suedinë pas asaj humbjeje zhgënjyese të marrë ndaj Zvicrës. Vojvoda është paraqitur në konferencë pët shtyp përkrahë trajnerit, ku nuk ka munguar edhe tensioni me gazetarët e pranishëm. Mbrojtësi i Komos i është kthyer ashpër njërit prej gazetarëve të pranishëm, teksa ka shprehur pakënaqësi ndaj presionit të madh për fitore. Sipas tij, opinioni sportiv në Kosovë duhet të kuptojë se në grup ka skuadra të tjera, të cilat kanë edhe një të shkuar të suksesshme.

“Grupin nuk e kemi zgjedhur ne. Na ka rënë kështu. Duhet të luftojmë kundër atyre që na kanë rënë. Duhet të dimë edhe se çfarë cilësie kanë të tjerët, mos të mendojmë se është lehtë. Zvicra dhe Suedia kanë shumë paraqitje në Botërorë apo Europianë. Këtë duhet ta dimë.

Ju e doni fitoren. Këtë nuk po kuptoni. Ju doni që të kualifikohemi në Botëror pa marrë parasysh që nuk jemi vetëm. Ne kemi treguar shumë cilësi që prej sa kemi qenë në Kombëtare. Nuk po merrni parasysh edhe shumë gjëra të tjera. Nuk është me rëndësi që vetëm të fitojmë. Duhet të tregojmë një fytyrë tjetër. Duhet të tregojmë se kemi vullnet për t’u kualifikuar. Se çfarë ndodh pastaj… Kjo nuk është bastore. Nëse do bastore, shko vëre Kosovën. Unë jam këtu që prej fillimit dhe e di sa kemi dhënë ne për Kosovën”, ka deklaruar Mërgim Vojvoda./Sport Ekspres/