Burak Yilmazi ka kritikuar merkaton bërë nga Beshiktashi. Ish-sulmuesi i njohur turk ka deklaruar në “HT Spor” 25 milionë eurot e shpenzuara për Muçin dhe Musratin e kanë dërguar klubin 5 vite pas. Yilmazi fton presidentin e ri të Beshiktashit që të ulet në karriken drejtuese të klubit me projektet e duhura.
“Presidenti i ri i Beshiktashit duhet të vijë me projektet e duhura. 25 milionë eurot e dhëna për Muçin dhe Musratin e kanë kthyer kluin 5 vite prapa. 40-45 milionë eurot e dhëna për Rafa Silvën. Këto janë shifra që Beshiktashi nuk mund t’i përballojë tani për tani”, ka deklaruar Burak Jëllmazi./Sport Ekspres/