A do të jetë Armando Broja pika e referimit te Shqipëria? Deri tani janë ngritur shumë diskutime në media nëse Shqipëria duhet të luajë vetëm për Armando Brojën duke ditur cilësitë e këtij sulmuesi. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” me gazetarin Gerti Carcani, Silvinjo ndau një mendim krejt tjetër duke mos kërkuar që të ngre figurën e Brojës mbi ekipin.
“I kënaqur nga Broja? I kënaqur nga të gjithë. Preokupon shumë fakti që që nga 2 vitesh që jam këtu ka pësuar shumë dëmtime kryesisht ne krucialin e gjurit. Një vit ishtë jashtë dhe nuk është e thjeshtë aspak të rikthehesh. Sërish 3 muaj jashtë, më pas në të njëjtën javë kur grumbullohet rikthehet ne pankinë me Evertonin. Jam I kenaqur për të. Por për të gjithë natyrisht sa më shumë minuta në këmbë, aq më mirë për ne. -A mund të themi që Broja është pika e referimit në sulmin tonë? Jo. Sa ndeshje ka realizuar si titullar me ekipin tonë? Sepse ka qenë I dëmtuar dhe kjo e ka kushtëzuar jo pak. Ai ka potencial si gjithë të tjerët dhe ka bërë punë të mirë ne Uembli.
Broja është një lojtar për ekipin apo një lojtar për trajnerin? Për të dy do të thoja dhe e them me bindje këtë. Futbollisti përgjigjet për të tërë në momeentin që hidhet në fushë. Një shembull tjetër mund të jap Uzunin për kontributin e tij edhe prapa. Ndërsa për Brojën pamë në ndeshjen me Andorrën që bëri mirë edhe një një pozicion tjetër si i jashtëm dhe jo si pykë në sulm”, tha Silvinjo.
Gjithashtu një moment diskutimi ka pasur për mënyrën sesi është komentuar në vendin tonë humbja me Anglinë. Për shumëkënd, të humbësh 2-0 dhe 5-0 është po njësoj, e vetmja gjë që ndryshon është mungesa e guximit për të luajtur futboll. Por për Silvinjon, një 2-0 në mbrojtje është më e mirë sesa një 5-0 i hapur në sulm dhe për këtë, e ka një arsyetim.
“E mirëkuptoj këtë arësyetim që bëhet e që më thoni, dhe ne letër jam dakord, qëndron. Por në fushë është krejtësisht një tjetër gjë.Marr një shembull, shkon në Uembli merr 5 apo 6 gola në ndeshje, dhe një dicka e tillë reflekton jo pak në takimet e tjera në grup. Eshtë shumë I lidhur si arësyetim. Logjikisht me arësye dhe me strategji është që në nentor të arrijmë në nivele të mira për një ,kualifikim, ose I pari ose të dytët. Dhe për të arritur këtë nuk të mjafton vetëm sfida me Serbinë, por kundër të gjithëve.
Por duhet kuptuar dhe menduar edhe rrugëtimi ku një barazim rrugës për këdo ndryshon trajektoren. Pra duhet të jemi të obliguar të fitojmë. Ndërsa për humbjet, në rastin konkret me Anglinë, nëse merr 5 apo 6 gola kjo do të ndikoja dhe peshojë mjaft. Eshtë një rrugëtim I vështirë. Në leter mbase kundërshtar të vetëm kemi Serbinë që e presim pas dy javësh, por edhe Letoninë që e pamë një kundërshtar të vështirë e aspak të thjeshtë e që duhet ta luajmë”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/