Nuk është shaka! E thonë studimet mjekësore, emocionet e Inter-Barcelona të jepnin sulm në zemër

“Kisha takikardi sikur të kisha luajtur 122 minuta, frymëarrje, dridhje, djersitje, pastaj frymëmarrje me ndërprerje. Të mbështetësh Interin të jep probleme me zemrën”, këto janë disa nga komentet që vijnë nga tifozë të ndryshëm në Tëitter, që në mënyrë pikante përshkruajnë ndjesitë e tyre për ndeshjen Inter-Barcelona.  

Në fakt nuk janë edhe aq shumë metafora, janë ndjesi reale dhe përjetime reale të një ndeshje që ishte realisht, për zemra të forta. Pikat kulminante ishin të pafundme për interistët, goli i Acerbit në fund, goli i Fratessit në shtesë dhe pastaj, pritja e Sommer ndaj Yamal.  

“Rrahjet e zemrës rriten në këtë moment, ka pak oksigjen dhe mund të keni probleme serioze”, thotë një tjetër specialist mjekësor në “Tëitter” duke u kujdesur edhe për shëndetin e tifozëve. Nuk është shaka, ka studime që tregojnë se zemrat e tifozëve vendosen në sprovë gjatë një ndeshje futbolli. Më saktë, gjatë një momenti kulminant të një evenimenti si në finalet e Champions League, Botërorit, Europianit, pra në situata të tilla. Këto studime tregojnë saktësisht se ka një rritje të madhe të ritmit të zemrës, aritmi dhe në disa raste, edhe çështje serioze për t’iu afruar sulmit në zemër që do të ishte fatale për çdokënd. 

Një studim është botuar në “Revista Amerikane e Kardiologjisë”, që ka analizuar më afër këtë rrezik, i cili në pamje të parë mund të duket qesharak, por nuk është edhe aq. Studiuesit morën në konsideratë të dhënat e 133 personave, në një periudhë prej 10 ditësh. Analiza e parë u bë në një kohë normale, në shtator të 2011 dhe e dyta, 6 javë më vonë, gjatë fazës finale të kampionatit amerikan të bejsbollit. Gjatë fazës së Play Off-it, pajisjet e montuara zbuluan pothuajse dyfishin e aritimive në krahasim me periudhën e kontrollët.  

Megjithatë për shumicën e tyre këto probleme nuk ishin shumë serioze, teksa në vetëm një rast u desh goditja e dhënë me pajisje për të rivendosur ritmin e rregullt të zemrës.Është e sigurt që gjatë një ndeshje të tillë futbolli, stresi dhe adrenalina në trup janë të pakontrollueshme. Në një raport të BBC në ndeshjen e Botërorit ku Gjermania shkatërroi 7-1 Brazilin, është bërë një analizë me shumë tifozë të Brazilit, ku ka rezultuar se nivelet e hormonit të kortizolit ishin ritur në mënyrë dramatike.  

Futbolli nuk është vetëm një lojë, është shumë më tepër sesa kaq, kjo shihet mjaft qartë nga studime të tilla që tregojnë përjetimin e madh që kanë tifozët për një ndeshje dhe sigurisht pasojat, që në raste të rralla mund të jenë edhe fatale. Inter-Barcelona ishte njëra prej atyre ndeshjeve, që mund të shkaktonte një përjetim të këtij niveli. /Sport Ekspres/