“Nuk fjeta dot për tre ditë”! Drejtuesi i Bayern tregon sesa e vështirë ishte t’i tregonte largimin nga ekipi Muller: Nuk isha fare rehat kur e takova

Mulleri mbërriti te Bayern Munchen në vitin 2000, kur iu bashkua moshave të kësaj skuadre. Por një ditë më parë, ai bëri të ditur se pas 25 vitesh duhej të ndante rrugët pasi klubi nuk i ofroi mundësinë e vazhdimit të kontratës.

Gjermani tronditi tifozët e Bayernit duke njoftuar se po largohej nga klubi në verë dhe se thjesht ishte i detyruar ta bënte këtë pasi drejtuesit e këtij gjiganti nuk donin t’i ofronin kontratë të re.

Drejtuesit e klubit të Mynihut morën kritika të ashpra për atë që i bënë Muller-it dhe u përpoqën të shpjegojnë pse e morën një vendim të tillë, por duket se vetëm sa i shkaktuan vetes më shumë dëm.

Një nga drejtuesit e Bayernit, Max Eberl, u përpoq të shpjegonte vendimin për të mos zgjatur kontratën e Muller-it dhe tha se ai vetë nuk mund të flinte për tre ditë para se lojtarit me përvojë t’i thuhej se çfarë do të ndodhte më pas.

“Ky është një vendim për të ardhmen e Bayernit. E kuptoj që Muller ishte shumë i zemëruar pas bisedës sonë, por ne duhet të mendojmë për të ardhmen e ekipit dhe të krijojmë vend për lojtarë të rinj dhe më të rinj. Nuk isha rehat as në atë takim. Nuk mund të flija për tre ditë para atij takimi”, tha Eberl. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/