Mbrëmë PSG mundi 2-0 Real Sociedadin në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe në qendër të vëmendjes pas ndeshjes ishte trajneri spanjoll Luis Enrique, i cili nuk e besonte dot se cili do të ishte rezultati i takimit.
“Nëse dikush do të më thoshte pas pjesës së parë se do të fitonim në fund me 2-0, do të kisha kërcyer për dy orë.
Në pjesën e parë, ne u përpoqëm të ndryshonim plotësisht mënyrën se si luajtëm sepse ata po shtypnin shumë lart, gjë që ishte një makth për ne. Arritëm ta rregullonim lojën më vonë, por jo, nuk e prisja që të fitonim me 2:0″, tha Enrique. /Sport Ekspres/