“Nuk i kam hequr kurrë nga fusha”! Trajneri i Espanjol “shkund” Kumbullën: Të shkojë në nivel më të lartë

Espanjoli fitoi kundër Valladolid në shifrat 2-1. Një fitore e madhe për Espanjolin që për herë të parë pas nëntorit braktis zonën e ftohtë të rënies.

Marash Kumbulla luajti për 90 minuta, por pavarësisht fitores, trajneri i Espanjol, Manolo Gonzalez, ka pasur pakënaqësi për të dhe qendër mbrojtësin tjetër Kral.

“Unë nuk i heq kurrë nga fusha Krali dhe Kumbulla, por e di që kanë një nivel më të lartë dhe duhet ta japin atë. Ashtu si herët e tjera i kam lavdëruar, duhet të shtyjmë, sepse sot në aspektin e dueleve nuk kanë qenë të mirë”, tha Gonzalez. /Sport Ekspres/