Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën.
Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule.
Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin pas vetes me tre pikë më shumë. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka kërkuar të harrohet kjo humbje duke e dërguar fokusin te përballja ndaj Barcelonës në Champions League.
“Është futboll. Ne po arrijmë nga tre humbje që lëndojnë këtë javë, por skuadra sot, me shumë qartësi, u përpoq dhe e vuri zemrën për të, dhe njerëzit e panë. Nuk duhet të flasim për këtë, por të shohim veten, të përpiqemi të analizojmë dhe të rikuperojmë energjinë, duke qenë se pas dy ditësh do të jemi në Barcelonë, nuk kishim nevojë t’i shihnim mbrëmë kundër Realit, do të shkojmë me shumë respekt, por jo me frikë.
Duhej të ishim më të mirë si skuadër. Ushtruam shumë presion individual dhe jo si skuadër, Roma krijoi disa probleme. Më pas pranuam golin e parë me një kërcim ku topi u kthye në këmbët e Soule-s i cili ishte i mirë, asgjë për të thënë. Roma luajti një lojë të shkëlqyer për të fituar në San Siro. Duhet të përmendim edhe njerëzit tanë, tifozët tanë, të cilët e kanë kuptuar se çfarë po bëjnë djemtë këtë sezon.
Goli i Romës ishte një përplasje e rastësishme. Roma luajti një lojë të mrekullueshme dhe ne i dhamë gjithçka që kishim për të fituar. Djemtë i dhanë gjithçka që kishin në fushë. Edhe tifozët e kuptuan dhe e vlerësuan. Duartrokitja na e harron këtë lojë të keqe, por kjo lojë e keqe në fund, ngecje tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/