Arlind Ajeti ka dhënë së fundmi një intervistë për “SportON” në “Radio Urban”. Mbrojtësi shqiptar ka komentuar shortin e Euro 2024. Lojtari i Kombëtares kuqezi nuk dorëzohet, edhe pse në qershor na presin pesha të rënda të futbollit botëror, si Italia, Spanja dhe Kroacia. Ajeti është shprehur se Shqipëria ka grupin e duhur të lojtarëve dhe cilësitë e nevojshme për të provuar edhe fitoren.
“Shorti, siç e dinë krejt, me Kombëtaret më të mëdha të botës me cilësi shumë të lartë. Por unë besoj që me kualitetin që e kemi, vetëbesimin, grupin dhe atmosferën që e kemi për momentin gjithçka është e mundur. Duke parë Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, edhe pse kanë ndërruar gjeneratat, prapë janë super Kombëtare, me super lojtarë. Por në futboll gjithçka është e mundur. Me kualitetin dhe grupin që kemi mund të marrim edhe fitoren, pse jo?!”, ka deklaruar Arlind Ajeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/