Luka Modriç nuk arriti dot të linte gjurmë në Etihad mbrëmë për shkak se humbi një penallti në përballjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, por pavarësisht kësaj, shumë besojnë se lëvizja e mesfushorit kroat ishte ajo që i ktheu gjërat në favor të “Mbretërve”. Penalltia e parë për Manchester Cityn u shënua nga Julian Alvarez dhe më pas topin e mori Luka Modri?. Kroati u lexua nga Ederson, atje ku u duk se gjithçka mori në favor të vendasve. Mirëpo, edhe pse lojtari kroat me përvojë e humbi penalltinë, tifozët mendojnë se fitorja erdhi për shkakun e tij.
Pas penalltisë së humbur, Modri? e gjuajti topin në tribunën e Etihad, gjë që shqetësoi qartë Bernardo Silva. Silvas iu desh më shumë se një minutë të merrte topin për të ekzekutuar penalltinë dhe shumë besojnë se kjo ia prishi fokusin dhe bëri që portugezi të binte pre e presionit të lartë. Modriç vlerësohet në rrjetet sociale për një lëvizje që ndryshoi gjithçka dhe tregoi se ai ka një IQ 1000 kur është fjala për futbollin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Wait I was wondering why the ball was there byt is it because Modric blasted the ball INTO the stand because he was pissed???? LMAOOOOOOOOO???????????????? Camera stay there a little longer!!! pic.twitter.com/Y8x3dOYUF8
— Çaki?? (@20220904saki) April 18, 2024
Manchester City stand refused to give the ball back, what a stupid fan. Took too long to start, Bernardo Silva had all the time to overthink under the acute pressure right after Modric failing to convert, the devil came in and told him he can do panenka. Lunin was unbothered. pic.twitter.com/62vQjyl2l5
— Çaki?? (@20220904saki) April 18, 2024