Nuk ishte regjistruar ende në La Liga, Marash Kumbulla merr lajmin e mirë dhe debuton kundër Sociedad

Marash Kumbulla bëri një kalim në merkaton e verës duke u larguar nga Roma dhe duke shkuar te Espanjoli në La Liga. Mbrojtësi shqiptar nuk kishte besimin e De Rosit në Itali, pavarësisht se bëri gjithçka për të ndryshuar vendimin e trajnerit.

Megjithatë Roma është një e shkuar e errët dhe Kumbulla do të nis kapitullin e ri. Në ndeshjen e shkuar kundër Valladolid, mbrojtësi shqiptar nuk gjendej as në stol pasi nuk ishte regjistuar ende në La Liga. Tani Marashi ka marrë lajmin e mirë pasi është rregjistruar dhe mund të debutojë që në ndeshjen e ardhshme ndaj Sociedad. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/