“Nuk jemi këtu për të parë si e ngre Madridi trofeun”, trajneri i Dortmundit kërcënon Realin

Borusia e Dortmundit do të zhvillojë mbrëmjen e nesërme një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit. Verdhezinjtë do të sfidojnë Realin e Madridit në finalen e kompeticionit ku spanjollët janë padyshim favoritët kryesorë. Edin Terziçi e bën të qartë në konferencë për shtyp se nuk ka ardhur në “Uembli” për të parë madrilenët se si ngrenë një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve.

“Ata janë skuadra më e suksesshme në Ligën e Kampionëve dhe kanë humbur vetëm dy ndeshje në këtë sezon. Është e mundur që edhe nëse luan 10 herë kundër Realit të Madridit, do të humbasësh. Por vetëm një ndeshje? Duhet të përqendrohemi në vetëm një ndeshje. Ne kemi pasur 60 takime këtë sezon për t’u përgatitur për nesër. Nuk jemi këtu për të parë se si Madridi ngre një tjetër Ligë të Kampionëve”, ka deklaruar Edin Terziçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/