“Nuk jetoj me të shkuarën dhe me ç’kam fituar me Bajernin”! Flik: Përmbysje e Dortmundit? Kam besim absolut te skuadra

Barcelona do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit kundër Borusias së Dortmundit. Katalanasit e presin me qetësi këtë sfidë, teksa ndeshjen e parë  fitoi me rezultatin e thellë 4-0. I pyetur në konferencë për shtyp në lidhje me mundësinë e një përmbysjeje, trajneri i katalanasve është shprehur i prerë se ka besim të verbër te skuadra e tij.

“Mbështetja nga tifozët është e pabesueshme dhe mendos se ekipi përpiqet t’jua shlyejë me performancat tona. Lidhja mes lojtarëve dhe tifozëve është shumë pozitive. A mund të na përmbysë Dortmundi? Kam besim absolut te skuadra ime.

A do t’i fitoj të 6 trofetë me Barçën? E them gjithmonë. Unë nuk jetoj në të shkuarën dhe çfarë kam fituar me Bajernin, por rëndësi ka e tashmja. Çdokush që vjen është i mirëseardhur, por kjo është për të ardhmen dhe ne duhet të përqendrohëmi te ndeshja përballë Dortmundit”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/