Egnatia është rikthyer te fitorja pas humbjes së pësuar kundër Vllaznisë. Ekipi i Tetovës e ka shfryrë inatin në përballjen ndaj Bylisit, teksa ka fituar në shifrat e thella 4-0. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Ahmetaj në minutën e 31.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Xhemajli dyfishoi shifrat në 2-0. Kështu mbaroi pjesa e parë, ndërsa historinë e takimit e mbylli po Ahmetaj në të 57, për t’i zeruar shpresat Bylisit. Dhe për të përmbyllur statistikat e ndeshjes mendoi Ndreca në minutën e 69, 4-0, duke marrë një fitore morali pas humbjes me Vllazninë. Menjëherë pas ndeshjes, trajnerët kanë dalë në “RTSH Sport” për të dhënë deklaratat e tyre:
Tetova: “Nuk ka fitore të lehta, luajtëm sipas planit, qarkulluam topin, më surprizoi pak Bylisi me presionin e lart që bëri në fillim. Po përgatisim edhe skema të reja për të marrë kundërshtarin në zonën tonë dhe më pas për të nisur sulmin vertikal. Ujka është një lojtar polivalent dhe do të na shërbejë shumë”.
Egbo: “E nisëm shumë mirë pjesën e parë, me pressing lart. E shfrytëzuam pasi fituam disa topa në zonë të rrezikshme pasi futëm në presion kundërshtarin, kështu e kishim përgatitur ndeshjen. Duhej të kishim shënuar aty, një gol do të ndryshonte historinë. Sigurisht që kjo nuk ishte dita jonë më e mirë, por vinim nga një ndeshje sacrifice me Tiranën që kishim harxhuar shumë energji aty. Cdo ndeshje ka specifikën e saj”