Nuk ka fitore në sfidën Dinamo-Elbasani. 90 minutat e luajtura kanë prodhuar rezultatin e barabartë 1-1. Verdheblutë kaluan të parët në epërsi me anë të Tsaguesë. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 34-t, por festa e tij nuk do të zgjaste për shumë kohë.
Në minutën e 43-të Bregu riktheu baraspeshën. Lojtari i Dinamos u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur kështu shifrat në ato përfundimtare, 1-1. Dinamo renditet në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit në “Abissnet Superiore”, ndërsa Elbasani i ka marrë përkohësisht kreun Vllaznisë./Sport Ekspres/