Derbi i kryeqytetit ka përfunduar me rezultatin 0-0. Partizani dhe Dinamo janë larguar me rrjeta të paprekura nga “Arena e Demave”. Ndeshja ka prodhuar raste për të dyja skuadrat, por asnjëra prej tyre nuk pati saktësinë e duhur përpara porte.
Një pikë e vlefshme për Partizanin, që tashmë merr kreun në “Abissnet Superiore”. Të kuqtë aktualisht kanë grumbulluar 28 pikë, një më tepër se Egnatia e vendit të dytë. Në krahun tjetër, Dinamo vijon të ngjisë pozicionet në renditje, teksa tashmë është vetëm një pikë larg ‘final four’-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/