Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”, Kosova e mbyll me një barazim ndaj Zvicrës

Nuk ka fitues në “Fadil Vokrri”. Kosova ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Zvicé4a. Helvetët kaluan të parët në epërsi. Ruben Vargasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 47, por pa mundur t’i jepte fitoren Zvicrës.

Muslija tundi rrjetën me një gol spektakolar në minutën e 74-t. Një gol që në fund i dha Kosovës një barazim në ndeshjen e fundit në grup. Dardanët e mbyllin këtë fushatë kualifikuese në vendin e dytë në grup, duke siguruar kështu një biletë për në “play off”-in e Kupës së Botës 2026./Sport Ekspres/