Vllaznia dhe Teuta janë larguar me rrjeta të paprekura nga “Loro Boriçi”. Nuk ka fitues në Shkodër, teksa ndeshja përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Kuqeblutë ishin pranë një 11 metërshi në minutën e 79, por pas rishikimit të pamjeve në ekranin e VAR-it, vendimi i gjyqtarit ndryshoi. Portieri i Teutës ndërhyri për t’ë ndalur Delajn në kufijtë e zonës dhe arbitri fillimisht vendosi ta ndëshkonte me karton të kuq e të akordonte goditje dënimi.
Pas thërritjes në VAR të gjithë menduan se gjyqtari mund të ndërronte vendimin nga goditje dënimi në afërsi të zonës në një 11 metërsh, por ndodhi ajo që më pak pritej. Arbitri vendosi se kishim të bënim thjesht me një simulim të Delajt, duke anulluar verdiktin e tij për të ndëshkuar me karton të kuq portierin e Teutës. Loja më pas ka vijuar normalisht deri në përfundimin e saj./Sport Ekspres/