Chelsea dhe Aston Villa janë ndarë në “paqe” mbrëmjen e sotme. Nuk pati fitues në “Stamford Bridge”, teksa ndeshje përfundoi me shifrat 0-0. Përballja ishte gati e barabartë, me të dyja skuadrat që patën shanset e tyre, por pa mundur t’i shfrytëzonin dot me sukses.
Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Armando Brojën. Sulmuesi shqipar u aktivizua në minutën e 77, kur zuri në fushë vendin e Sterlingut. Megjithatë, në minutat që kishte në dispozicion nuk mundi të kërcënonte portën e Aston Villa-s. Kualifikimi për në raundin e pasardhës të FA Cup do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Birmingham./Halit Delibashi-Sport Ekspres/