“Nuk ka gjë më të madhe se Madridi”, mbrojtësi i Dortmundit: Nuk do të vija këtu nëse nuk do të besoja te fitorja

Mbrëmjen e nesërme Reali i Madridit dhe Borusia e Dortmundit luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Niko Shloterbeku është paraqitur në konferencë për shtyp në krahë të trajnerit në prag të finales së Ligës së Konferencës. Mbrojtësi i Dortmundit është shprehur se nuk ka kundërshtar më të madh se Reali i Madridit, por thekson se beson te fitorja mbrëmjen e nesërme.

“Sigurisht që mendoj se mund të fitojmë nesër. Kjo është Liga e Kampionëve dhe, po, Madridi është kundërshtari përfundimtar. Nuk ka asgjë më të madhe se Madridi, por nëse nuk do të mendoja se mund të fitojmë, nuk do të kishim ardhur këtu”, ka thënë ndër të tjera Niko Shloterbeku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/