Italiani Thomas Ceccon është një yll i madh i notit dhe në Paris fitoi medaljen e artë olimpike, teksa gjithashtu është mbajtësi i rekordeve botërore në stilin e 100 metrave shpinë. Italiani u ankua publikisht se në komplekset ku strehohen sportistët është e vështirë të flesh.
“Atje nuk ka kondicioner, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye: nuk është alibi apo justifikim, është një realitet që ndoshta jo të gjithë e dinë”, tha Thomas. Ai është parë teksa po dremit në park dhe foto është bërë virale në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/