Anglia ka shkuar në finalen e Europianit të Gjermanisë duke luajtur një futboll të shëmtuar. Shumë pikëpyetje dhe kritika rreth Southgate, i cili shihej me cikël të mbyllur.
Por një ndeshje ndryshon historinë, siç raportojnë anglezët, cilido qoftë rezultati i ndeshjes finale, Federata e Futbollit të Anglisë ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Gareth Southgate në stolin e kombëtares së tyre.
Para fillimit të Euros, Southgate u tha se ky Europian mund të ishte shansi i tij i fundit për të fituar një trofe si trajner i Anglisë.
“Nëse nuk e fitojmë turneun, ndoshta nuk do të jem këtu. Kështu që ky është ndoshta shansi i fundit.
“Gjysma e trajnerëve largohen nga ekipet kombëtare pas këtyre llojeve të turneve, kjo është natyra e punës së trajnerit”, tha Southgate për BILD të Gjermanisë para fillimit të Euros.
Siç raportojnë anglezët, FA ka vendosur që dëshiron që Southgate të mbetet trajner i Anglisë dhe se ky vendim nuk do të ndryshojë edhe nëse ata humbasin nga Spanja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/