Nuk ka rëndësi numri i pakët e tifozëve, lojtarët e Italisë e kënduan himnin sërish si tenora

Në ndeshjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Italisë kishte një dominim të madh të kuqezinjëve në tribuna. Më shumë se 50.000 shqiptarë ishin në stadium dhe disa prej tyre kënduan himnin e Italisë. Por pavarësisht mbështetjes së vogël, lojtarët italianë e kënduan himnin e tyre me të njëjtën grintë si më herët, duke dhuruar një skenë që u pëlqye në mbarë Europën. /Sport Ekspres/