“Nuk kanë edhe 20 vite kontratë? Nuk më intereson”! Trajneri i Chelsea shpërthen: Unë i lë jashtë, nuk stërvis 42 lojtarë

Chelsea është kthyer në një komedi të vërtetë. Kjo skuadër ka aktualisht mbi 40 lojtarë në organikë, mes të cilëve edhe 6 portierë, ndërsa merkato e verës po shkon drejt mbylljes. Shumë kritika kanë marrë londinezët për rrëmujën e madhe që kanë bërë dhe mos menaxhimin e duhur të situatës. Teksa shumë prej lojtarëve që janë jashtë planit të Maresca nuk po e gjejnë dot ende ekipin e ri, Chelsea nga ana tjetër vazhdon që të bëjë blerje. Por trajneri i Chelsea ka shpërthyer në një deklaratë të fundit duke treguar se ai nuk stërvit 42 lojtarë, por 21.

“Unë nuk punoj me 42 lojtarë, por me 21. 20 lojtarët e tjerë stërviten veçmas, unë nuk i shikoj ata. Nuk është një rrëmujë siç duket nga jashtë, absolutisht që jo. Ata lojtarë që unë lë jashtë mund  të kenë edhe 20 vite kontratë te Chelsea, por mua nuk më intereson”, tha Maresca. Trajneri i referohet stilit amerikan të kontratave që bën drejtuesit e rinj të londinezëve, të cilët për futbollistët nën 25 vjec dhe që duken premtues u dhanë një rinovim me 7 vite në kontratë. Nga kjo përfitojë edhe Armando Broja, por që për Maresca-n duket qartë se nuk bën asnjë problem për ta nxjerrë jashtë kur është jashtë planit të tij. /Sport Ekspres/