“Nuk kemi asgjë me trajnerin, na dërgoi në Europian”! Sulozeqi: Nuk e kuptoj dot Silvinjon kur nuk fut një lojtar 15 milionë euro kundër Andorrës

Skerdilaid Sulozeqi ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës Albania”. Në këtë emision është folur sa i përket Kombëtares dhe një prej temave të diskutimit ka qenë përgatitja e Shqipërisë kundër Serbisë dhe njëkohësisht Ernest Muçi. Gazetari është shprehur se përpos punës së mirë së Silvinjos, nuk e kupton zgjedhjen e këtij të fundit për të mos aktivizuar Mucin kundër Andorrës në një kohë që vlera e këtij lojtari është 15 milionë euro.

“Muci është një lojtar që vlen 15 milionë euro, luan te Beshiktashi, ka Solskjaer trajner. Unë nuk kam gjë me Silvinjon, ka bërë punë shumë të mirë te Shqipëria. Madje them shyqyr që erdhi që ikëm në Europian dhe e riformoj ekipin deri në këtë fazë se jemi. Por këtu jemi duke bërë një kritikë për faktin se si nuk e aktivizoj Mucin të paktën me Andorrën. Luan te Beshiktashi ky lojtar”, tha Sulozeqi. /Sport Ekspres/