Edhe më pak se 24 orë na ndajnë nga finalja e Ligës së Kampionëve. Luis Enrike do të sfidojë Interin për t’i dhënë PSG-së për të parën herë trofeun veshëgjatë. Ky është edhe motivimi më i madh për trajnerin spanjoll, të bërit histori me parisienët. Luis Enrike ka deklaruar në konferencë për shtyp se nuk ka frikë në prag të finales dhe se nuk do të ndryshojë asgjë nga mënyra e lojës së PSG-së.
“Motivimi im më i madh është që të bëj histori në Paris. Dua që t’i bëj tifozët, qytetin dhe klubin krenarë. Rrugëtimi jonë ka qenë shumë kërkues. Përgjatë kompeticionit i kemi luajtur ndeshjet si të ishin finale. Nuk kemi frikë. Do të dalim në fushë me armët tona më të mira. Nuk do të ndryshojmë asgjë nga qasja jonë. Sigurisht që ka edhe nuanca. Të luajturit kundër Interit nuk është njësoj si të luash kundër kundërshtarëve të tjerë”, është shprehur Luis Enrike./Sport Ekspres/