Zlatan Ibrahimovi? është pa dyshim lojtari më i madh i futbollit në historinë e Suedisë. Megjithatë, rreth njëzet vjet më parë ai u përball me akuza që e goditën rëndë. Disa media në Suedi e etiketuan atë tradhtar. E gjitha kjo për shkak të akuzave se ai donte t’i kthente shpinën ekipit kombëtar suedez dhe të luante për Bosnje Hercegovinën.
“Ky është informacion i rremë…”, tha ashpër Zlatan Ibrahimovi?, duke shpjeguar se nuk kishte qenë as në Bosnje Hercegovinë kur ishte adoleshent: “Isha në Bosnjë vetëm një herë me babanë tim, kur isha tetë vjeç. Kur isha fëmijë, dikush nga federata boshnjake më pyeti nëse doja të shkoja në turne me ekipin e të rinjëve. Nuk kisha absolutisht asnjë dëshirë ta bëja këtë. Unë tashmë luaja për ekipin kombëtar suedez U-18. Unë kam lindur dhe jam rritur në Suedi. Është atdheu im dhe vendi im.
Fakti që unë kam rrënjë nga një vend tjetër është një çështje tjetër. Kështu duket bota sot. Nuk kam menduar kurrë të luaj për ndonjë vend tjetër përveç Suedisë”, tha Zlatan Ibrahimovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/