Koha e Rei Manajt te Sivaspori ka ardhur në fund dhe sulmuesi shqiptar po përgatitet për një tjetër eksperiencë. Në fakt, Manaj ka pasur disa probleme me trajnerin aktual, madje ky i fundit e akuzoi shqiptarin se “u shtir” si i dëmtuar dhe nuk erdhi në stërvitje pasi i kishte ngelur hatri për faktin se trajneri e hoqi nga loja në minutën e 82 ndaj Bodrumsporit.
Trajneri i Sivasporit guxoi duke e lënë Manajn jashtë në finalen me Sivaspor dhe në fund basti doli i humbur, Sivaspori u rrëzua zyrtarisht nga elita e futbollit turk. Manaj dha versionin e tij të historisë rreth kësaj ngjarje, ndërsa sipas mediave turke, sulmuesi e ka bërë të qartë që nuk mund të qëndrojë me një ekip që do të luajë në kategorinë e parë në Turqi dhe i ka kërkuar menaxherit që të hap negociatat me Trabzonsporin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/