“Nuk më intereson Reali i Madridit”, Hansi Fliku: Tifozët duhet të jenë krenarë për Barcelonën

Barcelona ka mposhtur Leganesin me rezultatin 0-1 dhe është shkëputur në +7 pikë në krye të La Ligës. Hansi Fliku ka deklaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ndihet krenar për ekipin e tij që luftoi për 95 minuta. Sipas tij ndeshja e humbur me Atletikon në dhjetor ishte pika e kthesës për Barcelonën.

“Sot skuadra luftoi për 95 minuta dhe kjo ishte e pabesueshme për t’u parë.  Jam shumë krenar për këtë. Edhe tifozët duhet të jenë krenarë. Pika e kthesës ishte në ‘Montjuic’ kundër Atletikos së Madridit, sepse pavarësisht humbjes, luajtëm shumë mirë. Pas pushimit pëf Kombetaret, skuadra po performon shumë mirë. Nuk më intereson Reali i Madridit. Jemi të përqendruat te vetja jonë, te rekuperimi. Ia them gjithmonë lojtarëve të mi këtëm fjala ime më e përdorur është ‘rekuperim’”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/