Trajneri i Milanit, Foneska, ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes së kuqezinjëve në Champions League kundër Crvena Zvezdës. Italianët arritën të fitonin në shifrat 2-1, por treguan një ndeshje shumë të dobët dhe fitorja mund të quhet deri diku një vjedhje edhe për shkak të polemikave të golit që i dha tre pikët kuqezinjëve.
Menjëherë pas ndeshjes, Fonesca e tregoi qartësisht mërzinë e tij për mënyrën sesi u paraqitën futbollistët. Gjithashtu trajneri ia ka thënë hapur lojtarëve se çfarë po mendonte, duke mos e vrarë aspak mendjen që mund të ketë kryengritje brenda futbollistëve.
“Nuk më plas fare për emrin tuaj, sesi quheni, unë punoj gjithmonë për të dhënë më të mirën, disa në ekip nuk e bëjnë këtë gjë. Nëse do të më duhet do të marrë lojtarët e moshave, tani gjashtë lojtarë të ekipit të moshave do të stërviten me ekipin e parë”, ka thënë Fonesca. /Sport Ekspres/