Silvinjo ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Azerbajxhanin. Trajneri ka prekur edhe temën e kontratës së re, teksa ka thënë se për të është nder i madh që përfaqëson Shqipërinë në EURO24.
“Energjitë tona janë të fokusuara tek Italia, Kroacia dhe Spanja, me shpresën përtë vazhduar përpara dhe të jemi 100% të fokusuar. Nuk jam i shqetësuar për pjesën e kontratës, është një gjë fantastike që përfaqësojmë Shqipërinë në këtë Europian.
I gjithë ky rrugëtim ka qenë i bukur pas kualifikimit, pjesëmarrja në shortin e Euros, fakti që po përfaqësojmë Shqipërinë është një gjë e bukur dhe më pas do të shohim se ccfarë do të ndodh. E rëndësishme për ne është punojmë fort dhe është nder të përjetojmë këtë eksperiencë të bukur. Raporti ynë me presidentin Duka është shumë i bukur” tha Silvinjo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/